Njeriu i Kurtit video me një te mitur, Olluri jep detaje për zyrtarin e lartë: E kemi videon, prokuroria është në dijeni

E publikuar: 18/11/2024 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Parim Olluri ka dhënë detaje për paralajmërimin e tij se e posedon një video ku një i afërt në Qeveri i Albin Kurtit bisedon i zhveshur me një vajzë të mitur.

Olluri ka thënë se kjo tregon se çfarë njerëzve iu beson detyra të rëndësishme kryeministri Kurti.

Ai ka shtuar se Prokuroria është duke e hetuar këtë rast.

“Është një video që e shpërfaq një zyrtar të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, një njeri të afërt me Albin Kurtin, bajgi i rrethit ngushtë e që Kurti ka besim në të dhe i ka dhënë shumë përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme. Është pjesë e një video pornografike, ku ai është xhiru duke bisedu me një vajzë minorene”.

“Kjo është në dorën e Prokurorisë, ky person është nën hetime. Ne jemi në hulumtim e sipër, normalisht do të zbulohet edhe emri i tij. Ideja e publikimit ka qenë me tregu se çfarë njerëzve iu jep përgjegjësi për drejtim të shtetit kryeministri Kurti”, ka thënë Olluri ne Pressing.