Një tifoz në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërpritet ndeshja mes Cadiz dhe Barcelona

E publikuar: 10/09/2022 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja e javës së pestë në La Liga mes Cadiz dhe Barcelonës është ndërprerë për shkak të një urgjence mjekësore me një tifoz në tribunë.

Lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 83, teksa Barcelona po udhëhiqte takimin 2-0.

Jeremias Ledesma, portieri i Cadiz-it, vrapoi i pari me një defibrilator në dorë për t’ia dhënë ndihmësve në mënyrë që ata të të ndihmonin tifozin.