Një penallti nderon Feyenoordin, vjen fitorja e radhës në transfertë

E publikuar: 21/08/2022 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një penallti e kthyer në gol nga braziliani Danilo në mesin e pjesës së dytë (68’), i dhuroi tre pikët Feyenoordit në transfertën përballë RKC Ëaalëijk.

Suksesi i dytë radhazi jashtë fushe për ekipin nga Roterdami, që është ngjitur përkohësisht në vend të dytë me 7 pikë, dy më pak se Ajaxi kryesues.

Feyenoord dominoi ndeshjen dhe menaxhoi mirë avantazhin e Danilos, duke u rikthyer te fitorja në Eredivisie pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Heerenveen.