Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

E publikuar: 16/04/2024 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të martën në Pejë.

Këtë e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” burime brenda Gjykatës Themelore në Pejë.

Caktimi i paraburgimit për një muaji ndaj të dyshuarit Lajqi u bë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Mëngjesin e sotëm, Lajqi dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukellaj.