Një muaj paraburgim për vjehrrin që dyshohet se e ngacmoi renë në Gjilan

E publikuar: 03/01/2025 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji vjehrrit i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht gruan e djalit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Ju njoftojë se gjyqtari i procedurës paraprake të pandehurit (babait) ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, ndërsa të pandehurit (djalit), ka caktuar masa e ndalimit me ju ofruar personit në distancë prej 200 metra”, tha Shkodra për Klankosova.tv.

Më 30 dhjetor një grua është sulmuar seksualisht në Livoç të Poshtëm të Gjilanit, ku ishin arrestuar bashkëshorti i saj dhe vjehrri.