Një lajm shumë i keq për Kosovën: Kombëtarja mund të mos lejohet as në kualifikimet për Botëror!

E publikuar: 02/06/2016 02:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Ferronikelit, Afrim Tovërlani duke e komentuar vendimin e UEFA-s që Klubi Futbollistik “Ferronikeli” dhe “Prishtina” që të mos marrin pjesë në garat evropiane, për shkak të infrastrukturës së stadiumeve, ka thënë se ka rrezik që as Kosova të mos lejohet të marrë pjesë në kualifikimet për botëtorin e radhës të vitit 2018, raporton Gazeta Blic.

Ai në një intervistë të dhënë për Klan Kosova ka theksuar se “ka rrezik që Kosova të mos lejohet të marrë pjesë në garat për eliminatoret e Botërorit”.

Tovërlani ka theksuar se ky vendim I UEFA-s ka ardhur për shkak të ankesës së Serbisë.