Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 10/12/2021 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.

rej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.

Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863.

Në total numri i rasteve aktive është 328.