Një i lënduar nga rrahja e të rinjve në Podujevë

E publikuar: 09/05/2025 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i lënduar ka mbetur nga incidenti që ka ndodhur në mesditën e së premtes ku disa të rinjë u rrahën mes vete në Podujevë.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona, njëri nga ta i lënduari.

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, shtoi Ahmeti.