Një i arrestuar në Bërnjak, sulmon zyrtarë policorë

E publikuar: 20/11/2023 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar një person në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.

I dyshuari mashkull kosovar ka refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifuese dhe lejen e qarkullimit Policisë, duke tentuar të largohet me veturë. Gjatë arrestimit, ai i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

“Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – raporton Policia.