Një ditëlindje në Big Brother Albania

E publikuar: 20/03/2015 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhensila ka ditëlindjen. Ajo ka marrë urimet e banorëve dhe kanë festuar gjithë natën. Banorët janë të gjithë në dhomën e gjumit. Xhensilën e thërrasin tek Dhoma e Rrëfimit. Duke kaluar përmes dhomës së ndenjes, mbi tavolinën e ngrënies shikon shumë lule. Surprizohet dhe emocionohet pa masë.

Shkon në Dhomën e Rrëfimit dhe kur kthehet i njofton banorët e tjerë që mund të dalin nga dhoma e gjumit. Ata vijnë në sallon dhe shikojnë lulet. Marina bërtet: “uaaaa sa bukur”! Xhensila përlotet nga gëzimi dhe banorët e përqafojnë më radhë.

Nga emocionet Xhensila nuk arrin t’i lexojë me zë të lartë urimet, por banorët e ndihmojnë dhe lexojnë me radhë urimet. Shtëpia e Big Brother do të bëhet më e bukur nga lulet shumëngjyrëshe.