Një dashuri mes Prishtinës dhe Beogradit (Video)

08.03.2016 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Sreten Gjoroviq kujton me mall vendlindjen e tij Prishtinën, mes produkteve kosovare dhe vizitave të shokëve shqiptarë.

Sreten Gjoroviq i njohur si Becko, ka 17 vite që jeton në Beograd por thotë se zemra e tij rreh ende shumë për vendlindjen e tij, Prishtinën.

Ndërsa mban në dorë një gotë vere të bardhë nga Rahoveci përballë një pjate me djathë Sharri, Becko ka një buzëqeshje melankolike kur tjerr kujtimet e tij për Kosovën.

Që pas luftës, rrethanat dhe profesioni i kanë ndryshuar, por një pjesë e zemrës i ka mbetur pas në Prishtinë, ku ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij dhe ku thotë se ka përjetuar ditët më të mira.

Në Beograd ai është pronar i një lokali në të cilin shërben specialitete të ndryshme, ndër to edhe produkte kosovare.

“Në Kosovë kam jetuar 45 vjet, në Beograd që 17 vjet”, thotë Becko me një shqipe të mirë.

Ai tregon se ka qenë shumë i suksesshëm në profesionin e tij, me një ekip punonjësish me etni të përzier.

“Kam punuar shpedicion… kam pasur 50 punëtorë, prej të cilëve gjysma kanë qenë shqiptarë. Kam qenë firma e 127 [në renditje] prej 66 mijë ndërmarrjeve”, tha ai.

Becko i gëzohet vizitave të shpeshta të shokëve shqiptarë nga Kosova, të cilët e ndihmojnë të kthehet pas në kohë dhe të mos i humbasë lidhjet me vendlindjen.

“Më mungon [Prishtina] se shokët i kam atje, jam rrit e jam plakë atje, kam punuar krejt çka e dua është atje”, thotë ai.

Becko thotë se mundohet ta heqë mallin duke punuar me produkte nga Kosova.

“Unë e bëj këtë djathin e Sharrit, një shok i imi i Prizrenit e ka prodhimin e Sharrit në Prizren dhe ma ka dhënë recetën e Sharrit. Muj me ua prezantu është origjinal si me qenë i Sharrit”, thotë ai.

Becko thotë se suxhuku me të cilin përgatit specialitete të ndryshme në lokalin e tij është nga Peja.

“Për çdo ditë në lokalin tim këtu në Beograd rrinë më së paku prej 10 deri në 50 vetë, kur ndeshjet janë interesante, sidomos me lujt Shqipëra, këtu vijnë dhe e shohin transmetimin”, tregon ai.

Becko thotë se edhe familja e tij e do shumë Kosovën, madje atyre u ka bërë edhe shtetësinë e Kosovës dhe se për tu kthyer në Kosovë ai do të bënte sakrifica.

“Në këmbë kisha ec me u kthy në Kosovë, me punu me shokët e mi. Bashkëjetimin e kam pasur më mirë atje se këtu, me ata jam rrit prej fëmijërisë ata më njohin”, tha Becko.

Ai tregon se me Prishtinën e lidh çdo gjë madje edhe përjetimet e dashurisë.

“Krejt më pëlqejnë, por Prishtina më së shumti. Aty më ka shkuar jeta e rinia ditët më të mira i kam jetu aty, çdo send më të mirin e kam përjetu aty prej fillimit, prej vegjëlisë, dashuritë dhe të gjitha aty i kam përjetu. Tash jemi duke e prit dekën, i kam bërë 63 vjet”, shprehet ai.

Duke e njohur Kosovën e paraluftës dhe atë të ditëve të sotme, Becko thotë se ndërsa Kosova është zhvilluar, jo domosdoshmërisht është rritur mirëqenia e popullit.

“Ajo është ndërtu, por populli janë duke jetuar disi nuk kanë diçka të mirë, nuk e di çka është në pyetje unë me politikë nuk merrna dhe ato gjëra nuk më interesojnë, por po shoh që populli çdo ditë po ankohet që nuk kanë”, thotë ai. /kallxo.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve