Nishani uron Sulltan Novruzin

22.03.2015 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nishani uron Sulltan Novruzin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, përmes një komunikate për media ka uruar festën e Sulltan Novruzit.

Duke e quajtur si festë të rëndësishme, Nishani në urimin e tij flet për Sulltan Novruzin dhe Bektashizmin, duke e përmendur këtu edhe rolin e madh patriotik, rilindas, e emancipues, qytetërues që bektashizmi, baballarët, teqetë dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me ta.

Urimi i plotë i presidentit Nishani:

“Të dashur besimtarë bektashianë,

Gëzuar festën e Sulltan Novruzit!

Tek ne dhe kudo në botë festën e bukur të Sulltan Novruzit e respektojnë dhe e festojnë jo vetëm besimtarët bektashianë por edhe plot të tjerë, prandaj: Gëzuar të gjithëve Sulltan Novruzin!

Sulltan Novruzi koinçidon me ngrohjen e motit pas dimrit të ftohtë, ardhjen e pranverës, zgjatjen e ditës, shkurtimin e natës, ringjalljen e natyrës, hovin e jetës, gjallërimin e trupit dhe të shpirtit, pra me gjithë të mirat për të cilat ka nevojë njeriu.

Sulltan Novruzi bart në thelbin e vet harmoninë ndërfetare. Lumnimi që kjo festë u shkakton njerëzve me besime të ndryshme, është prova, dhe vetë ne jemi dëshmitarët.

Sulltan Novruzi është një festë shumëfish e rëndësishme.

Të flasësh për Sulltan Novruzin dhe Bektashizmin do ishte tejet e mangët pa përmendur rolin e madh patriotik, rilindas, emancipues, qytetërues që bektashizmi, baballarët, teqetë dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me ta.

Mjaft të kujtosh se, jo vetëm gjatë periudhës diktatoriale, por në përgjithësi gjatë stuhive të kohërave, edhe pse jo të vetmit, bektashinjtë kanë qenë nga më të shquarit që i kanë dal zot e i kanë vënë shpatullat situatave nga më të vështirat për fatet tona historike, duke mos i lënë shqiptarët të ligështohen dhe Shqipërinë të vdesë.

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, janë ende të gjalla kujtimet e gjyshërve tanë të cilët kishin mësuar shkrim e këndim Shqip nëpër teqe të shenjta që ishin shndërruar në shkolla dhe baballarë patriotë në mësues.

Me rastin e kësaj feste të mrekullueshme, me shpirt e me zemër, u uroj të gjithëve:

Mbarësi, mirëqenie, begati, mirëkuptim, pajtim, paqe, dashuri, shpresë!”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste