Nishani-shqiptarëve: Mos ikni!

26.04.2015 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nishani-shqiptarëve: Mos ikni!

Presidenti i vendit, Bujar Nishani u kërkoi autoriteteve shtetërore të dalin nga zyrat dhe të merrem me fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Duke e cilësuar këtë si një fenomen kombëtar, Nishani deklaroi se zyrtarët duhet të dalin dhe t’i takojnë qytetarët.

Kreu i Shtetit u drejtoi një thirrje të gjithë shqiptarëve, se nuk duhet të largohen nga vendi. “T’u japim siguri qytetarëve për të ardhmen e tyre në vend. Të hartojmë projekte zhvillimore.” – deklaroi Nishani, gjatë një takimi me banorët e Shishtavecit në Qarkun e Kukësit.

Duke dënuar skemat e mashtrimit që elementë kriminalë përdorin në dëm të qytetarëve, Presidenti bëri thirrje edhe një herë që zgjidhja të mos shihet tek mbyllja e kufirit, por tek dhënia e alternativave dhe zgjidhjeve konkrete.

Presidenti Nishani premtoi se do ta ndjekë me përparësi këtë situatë, do të kërkojë mbështetjen dhe zbatim të menjëhershëm të projekteve lokale dhe do kërkojë nga ekzekutivi ndërmarrjen e politikave qeverisëse urgjente për ndalimin e asaj që e quajti “hemorragji me përmasa kombëtare”./shekulli/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump tha se ka përfunduar lufta, Irani sulmon me dronë anijet në Ngushticën e Hormuzit

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin

“Nuk ka heqje sanksionesh pa marrëveshje për uraniumin”, Rubio para Kongresit amerikan: Nuk është fare në diskutim

Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)