BE nis sot negociatat për “divorcin” me Britaninë

E publikuar: 28/08/2017 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme do të nisin negociatat formale në Bruksel, ndërsa negociatori i Britanisë së Madhe kërkon nga Bashkimi Evropian të tregojë “fleksibilitet dhe imagjinatë”.

Sekretari i Britanisë për Brexit kërkon të fillojnë diskutimet për marrëveshjet tregtare, që do të zbatohen pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Shekulli njoftimet.

Gjithashtu zyrtarë të BE-së janë shprehur se duhet të shohin progres për sa i përket çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian në Britani, kufirit me Irlandën dhe “faturën e divorcit”, përpara se të ketë një avancim në bisedimet e marrëveshjeve të tregtisë me Britaninë.

Të dyja palët kanë deklaruar se ende nuk ka një propozim konkret për raundin e tretë të negociatave.

Sipas mediave në Bruksel edhe në raundin e tretë të bisedimeve nuk pritet një avancim në drejtim të çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian dhe marrëveshjes së tregtisë, pas largimit të Britanisë së Madhe nga unioni.