NHL, fitojnë Pittsburgh e Detroit

E publikuar: 28/10/2016 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pittsburgh Penguis zhvilluan një pjesë të tretë të jashtëzakonshme ndaj New York Islanders duke fituar 4-2 në ligën amerikane të hokejit në akull. Në “PPG Paints Arena” ndeshja ishte shumë emocionuese, aq sa u zhbllokua vetëm një minutë pas fillimit, me Patric Hornqvist që shënoi golin e 3-të sezonal me një power play duke i dhënë epërsinë Pittsburgh. Gjithsesi para fundit të fraksionit, Islanders mundën të barazonin shifrat me golin e parë sezonal të Travis Hamovic.

Në periodën e dytë rezultati nuk ndryshoi, ndërsa gjithcka u vendos në pjesën e 3-të, kur Evgeni Malkin 7 mintua e 12 sekonda nga fundi i lojës shënoi golin e 2-1 për Penguins. Islanders nuk u dorëzuan dhe Shane Prince barazoi rezultatin. Gjithsesi në momentet e vështira janë yjet ata që bëjnë diferencën dhe Sidney Crosby mori përsipër përgjegjsitë duke rikthyer në epërsi Pittsburgh me golin e 3-2, ndërsa rezultati u vulos në 4-2 nga Phil Kessel. Në ndeshjen tjetër, Detroit Red Wings patën nevojë për penalltitë për të mundur 2-1 St.Louis Blues, me Zetterberg që arriti të realizojë penalltinë vendimtare.