Ngrihet aktakuzë ndaj një polici për marrje të ryshfetit

E publikuar: 01/11/2016 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”. I pandehuri në muajin gusht, në pikën e kontrollit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në cilësi të personit zyrtar, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KP-së.

Sipas aktakuzës në rast kanë qenë të përfshirë E.K dhe Z.A që të dy persona zyrtar. Ndërkaq, pas përfundimit të hetimeve për të pandehurin E.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë, e për të  pandehurin Z.A., janë pushuar hetimet, në mungesë të provave.

I pandehuri E. K., më 2 gusht 2016, në pikën e kontrollit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit në cilësi të personit zyrtar ka kërkuar dhe pranuar përfitim për vete në mënyrë që të veprojnë në kundërshtim me detyrën zyrtare, me çka ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KP-së./Gazeta Express