Nga Kosova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, 10 teatro anulojnë shfaqjet

E publikuar: 17/05/2020 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe 10 teatro të tjerë kanë anuluar të gjitha shfaqjet e e tyre.

“Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë” , është mesazhi i Teatrit Kombëtar përmes një postimi në Facebook.

Gjithashtu ditën e sotme në Prishtinë është njoftuar dhe organizimi i një proteste në shenjë solidariteti me shembjen e teatrit.

Postimi i plotë në Facebook

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”