Nga burgu, Shaban Syla i shkruan letër Adem Salihajt

04.03.2016 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shaban Syla, i dënuari në rastin “Bllaca”,ka drejtuar një varg pyetjesh ndaj Adem Salihajt, ish-drejtorit të stacionit të autobusëve në Ferizaj. Salihaj tash është deputet i Kuvendit të Kosovës. Por Syla e quan atë rrenci i mjerë që u vërtetua se ka plagosur vetën, raporton lajmi.net. 

Ai në një letër të hapur ka shkruar dhe  pyetur Adem Salihajn se ku ishte vetëm një ditë si ushtar, duke ikur pa ditur askush se ku kishte shkuar.

“Nuk ia vlen të reagoj kundër një shpifësi por më shtynë për hir të familjes time o gënjeshtar(rrencë). Pasi ishe në një emision pse nuk përgjigjesh burrërisht, por merresh me shpifje vazhdimisht”, shkruan Syla.

“O Adem i mjerë, a të kujtohet çka të ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës, ish ministrja e drejtësisë, e ndjera që dha gjithçka për Kosovën, dha edhe dy djemtë. A mos vallë ke harruar!”, pyet ai, për të dhënë vetë përgjigje.

“Sa para e ke blerë postin e zëvendëskryeministrit?, si e ke plagosur vetën, vetëm për ta akuzuar SHIK-un? “, shkruan Syla duke shtuar se këto ishin pyetjet e së ndjerës Nekibe Kelmendi.

“O Adem Salihaj,  a nuk turpërohesh prej këtyre të bëmave tua. O Adem a ka mundësi ta largosh frikën nga mendja dhe të tregosh një të vërtetë para këtij emisioni”.

“Ke thënë në TV se kanë ardhë dy grupe nga Shqipëria për të të vrarë, e tash thua SHIK-u prapë. O Adem i mjerë, kush ka dashur të të vras ty sipas teje, a mos dëshiron saimet e tua siç u vërtetua që e plagose vetveten”, vazhdon më tej letra, raporton lajmi.net.

“O Adem a të kujtohet çka të kam thënë në procesin gjyqësor në rastin ‘Bllaca’, se ti je vëllau i Martinoviqit”.

“O Adem, për hir të opinionit thuaje të vërtetën si e shënove rastin tjetër te pishat (te Kroni i Mbretit, komuna e Drenasit). Një ndër shpifjet e tua është edhe gjetja e një të varfëri nga fshati Pojatë të  komunës së Ferizajt, ku ia ofrove 35 mijë euro, vetëm për  të inskenuar emrin e komandantit të përgjithshëm, Azem Sylës, ku ky proces verbal i kësaj lënde ekziston te Policia e Ferizajt”, vazhdon më tej Shaban Syla.

Sipas tij,  një deklaratë e tij është te polici i ish UNMIK-ut, të quajtur Shmitz.

“Çka është kjo fobi e cila të përcjell vazhdimisht, po mos ke kaq shumë frikë se nuk je kurrfarë faktori për të ndjekë dikush e për të të vrarë përveç ndërgjegjes tënde”.

“O Adem, ne jemi dënuar me 24 vjet burg, e jo me 23 siç the t’i mbrëmë. Vazhdimisht gënjen ti, dhe asnjëherë nuk kemi punuar në strukturat e SHIK-ut, e po të kishim punuar, kurrë më krenar vetën nuk e kishim ndi”, shkruan më tej në këtë letër I dënuari Syla.

“O Adem, shpjegoja opinionit dhe fëmijëve të tu se si u bëre ushtar i UÇK-së, vetëm për një natë dhe ike i le ushtarët fjetë e nuk diti askush drejtimin tënd. Vetëm  ti e di ku ke shkuar o patriot”, përfundon kjo letër publike e të dënuarit Shaban Syla.

Në dhjetor 2012, Gjykata ka shqiptuar 54 vjet dënim për rastin “Bllaca 2”.

Për vrasjen e Ibush Kllokoqit janë dënuar të gjithë të akuzuarit. Sadik Abazi është dënuar me 12 vjet burgim, Shpresim Uka me 15 vjet, Bekim Syla 12, Shaban Syla 8 dhe Driton Hajdari 7 vjet burgim.

Dënimi është shqiptuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tendim vrasjen e Adem Salihajt./lajmi.net

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit