Neymar: Barcelona duhet që sa më shpejtë të vazhdoj kontratën me Messin

E publikuar: 10/05/2017 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar, sulmuesi brazilian, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që sa më shpejtë të vazhdojnë kontratën me yllin e skuadrës, Lionel Messin
“Unë kam qenë këtu me Leon për katër vjet dhe po mësoj çdo ditë: si ta godas topin, si të jem i vëmendshëm gjatë ndeshjeve … Messi është nga një planet tjetër”, ka deklaruar Neymar për beIN Sports.

“Ai është një idhull dhe një mik me të cilin unë kam fat që stërvitem çdo ditë. Shpresoj që ai të vazhdoj dhe që njerëzit në Barcelonë të punojnë në drejtimin që Leo të mund të vazhdojë me ne”, ka përfunduar ai.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018. Ditë më parë është bërë e ditur se argjentinasi ka refuzuar ofertën e Barcelonës prej 35 milionë eurove në sezon. /Express/