Nesër para Qeverisë do të protestojnë punëtorët e arsimit në Komunën e Vitisë

E publikuar: 03/10/2024 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës  (SBAShK) ka bërë të ditur se punëtorët e arsimit në Komunën e Vitisë nesër do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Në njoftimin  e lëshuar thuhet se shkak është mos procesimit i pagave për këtë muaj nga ekzekutivi i vendit.

“Medie të nderuara, ju informojmë se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00”, thuhet në njoftim.