Nesër në Prishtinë nis Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”

01.02.2016 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nesër në Prishtinë nis Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, së bashku me institutin me renome botërore, Aspen Institute, nesër e pasnesër, do të organizojë konferencën e tretë ndërkombëtare “Germia Hill”.

Tema e konferencës do të jetë Siguria në Evropën Juglindore në kontekst të sfidave më të gjera rajonale. “Germia Hill” synon që të ndihmojë Kosovën në promovimin e agjendës së integrimit në NATO, duke e përfshirë vendin tonë në debatet e rëmdësishme të sigurisë rajonale.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, konferenca do të hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të nisë panelin e parë me temë “Sfidat globale dhe rolet e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Kjo do të jetë konferenca më e madhe që është organizuar viteve të fundit në Ballkan, ku do të marrin pjesë afro 200 mysafirë nga 40 shtete të ndryshme të botës. Në mesin e të pranishmëve do të jenë personalitete eminente të politikës së jashtme botërore, por edhe gjashtë ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, shumë përfaqësues politikë, redaktorë dhe ekspertë të sigurisë.

Në mesin e folësve kryesorë do të jetë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, George William Vella, i cili do të flasë mbi “Migrimin e parregullt, gjendjen në Libi, si dhe për prioritetet e Maltës në prag të marrjes së kryesimit të presidencës së BE-së”.

Në këtë konferencë do të ketë edhe redaktorë dhe gazetarë të shumtë të medieve botërore, si “New York Times”, “The Economist”, “The Times”, “Franfkurter Allgemeine Zeitung”, dhe të shumë shtëpive të tjera mediatike.

Konferenca “Germia Hill” ofron një kornizë për të trajtuar dhe shtjelluar një peisazh të ndërlikuar gjeopolitik nga këndvështrimi i Evropës Juglindore. NATO vazhdon të mbetet aspiratë e vetme për siguri kolektive për Republikën e Kosovës por edhe për shumicën e shteteve të tjera në rajon. Megjithatë, të gjitha vendet e Evropës Juglindore ndajnë të njëjtat shqetësime me pjesën tjetër të Evropës dhe nuk janë imune ndaj sfidave në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë. E ballafaquar me një konflikt të ri të armatosur në Ukrainë dhe një luftë të përshkallëzuar në Siri, si dhe imigrim dhe rritje të ekstremizmit fetar dhe politik, Evropa Juglindore vazhdon të përballet me sfida të shumta në kontekst të integrimit euroatlantik, veçanërisht për sa i përket implikimeve komplekse gjeopolitike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin

Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin

Maliqi i drejtohet Kurtit: Babë, ti je material për Oscar

Maliqi i drejtohet Kurtit: Babë, ti je material për Oscar

Avdullah Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Avdullah Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse

Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse

Gjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, do t’i drejtohemi Kushtetueses

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Hamza pas dështimit të seancës: Lista Serbe dhe LVV po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Hamza pas dështimit të seancës: Lista Serbe dhe LVV po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Osmani s’e voton Simiqin për nënkryetar: Dihen arsyet pse

Osmani s’e voton Simiqin për nënkryetar: Dihen arsyet pse

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim