Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit për media takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30.
Në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.