Nesër BE vendosë për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë me procedurë të përshpejtuar

26.07.2015 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nesër BE vendosë për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë me procedurë të përshpejtuar

Edhe pse nuk kanë rënë dakord për rishpërndarjen e 40 000 emigrantëve mes shteteve anëtare, pritet që Bashkimi Europian të vendosë të hënën (nesër) që azilantët shqiptarë dhe të tjerët nga Ballkani perëndimor të kthehen me procedurë të përshpejtuar në vendet e origjinës

Gjatë mbledhjes së para një jave të ministrave të Brendshëm të shteteve të unionit u diskutua edhe për një listë të vendeve të sigurta të origjinës, ku me shumë gjasë janë futur edhe Shqipëria dhe Kosova.

Disa prej shteteve më të fuqishme në BE, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, i kanë përpiluar këto lista, por ka dallime mes tyre se cilat shtete janë futur në to.

Sipas statistikave të Bashkimit Europian, përqindja e pranimit për shtetet e rajonit është mjaft e ulët, më pak se 1% për Maqedoninë e deri tek 7% për Shqipërinë, megjithatë kriteri për të përcaktuar një vend si të sigurt ndryshon nga shteti në shtet, çka sjell edhe papajtueshmërinë mes vendeve të unionit.

Çështja e azilantëve nga Shqipëria dhe rajoni është një problem shtesë për Bashkimin Europian, në një kohë kur mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika i drejtohen kontinentit t ë vjetër për t’i shpëtuar luftrave dhe varfërisë, ndërsa shtetet nuk janë të gatshme të ndajnë barrën e azilkërkuesve, pavarsisht se liderët europianë ranë dakord për një gjë të tillë në samitin e qershorit.

/express

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare