Nënshkruhet vendimi: zbriten çmimet për shërbimet noteriale

E publikuar: 22/07/2022 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot një udhëzim të ri administrativ, përmes të cilit ulen çmimet e shërbimeve noteriale në vend.

Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminsitrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori, përfshirë fëmijët pa kujdes prindëror, si dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas
Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe: lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas”, tha ministrja, përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo tha se me udhëzimin e ri pamundësohet tarifimi i vërtetimit të dokumenteve që ruhen në dosjen e aktit noterial me çka ulen dukshëm shpenzimet e palës pranë noterit.

“Me këtë Udhëzim Administrativ caktohen tarifa të arsyeshme duke i mundësuar qytetarëve shpenzime të përballueshme për shërbimet noteriale”, deklaroi Haxhiu.