Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur sot se nënoficeri i FSK-së, Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundeswher ku edhe është certifikuar për operimin për “VIP Security and Escort”.
Ky trajnim lidhet me përcjelljen e personaliteteve me rënësi të veçantë me motoçikleta.
Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundeswehr ku është certifikuar për operimin për “VIP Security and Escort” , përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë VIP-ve, me motoçikleta”, ka njoftuar FSK.