Nëna e Martin Canit: Zemra ime është e thyer, kam çdo moment buzëqeshjen e tij

E publikuar: 18/12/2024 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa është bërë një muaj nga vrasja e Martin Canit, një protestë është zhvilluar në Tiranë.

Një grup qytetarësh u nisën nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.

Në protestë ishin edhe prindërit e viktimës Angel dhe Florina Cani, të cilët kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të disa prej institucioneve të përfshira në këtë ngjarje.

“Kush ishte ai që nuk e mbrojti Martinin, dua të japin të gjithë dorëheqjen, ishte një fëmijë i buzëqeshur, e kam në çdo moment buzëqeshjen e Martinit. Ai ishte i përpiktë, nuk kam fjalë, nuk jam vetëm nëna e Martinit sot, të mbrohen të gjithë Martinët e tjerë, zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres, mësuesja nuk më tha asnjë fjalë. Ku ishte mësuesja, nuk mendoj se nuk do të kishte një parandalim për ata fëmijë, parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe, dorëheqje nga dera e shkollës deri në ministri. Drejtësi për Martinin dhe Luisin”, tha Florina Cani.