Nëna 19-vjeçare braktis djalin 3 vjeç dhe zhduket

E publikuar: 11/08/2017 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë e re vetem 19-vjeçare është zhdukur në Korçë. Ndërkohë Policia e Korçës ka nisur hetimet dhe po kërkon.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetases: A.Sh, 19 vjeçe, banuese në Korçë”- njofton policia.

Procedimi ndaj saj filloi pasi, më datë 10.08.2017, në lagjen nr 4 në Korçë, dyshohet se kjo shtetase ka braktisur djalin e saj të mitur 3 vjeç, i cili aktualisht është strehuar në “Shtëpinë e Foshnjës” në Korçë, ku ndodhet nën kujdesin edhe të punonjësve social.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Mosdhënia e mjeteve për jetesë” parashikuar nga nenet 124 dhe 125 të Kodit Penal.