Në veri vendosen posterë të Vuçiqit me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”

E publikuar: 30/06/2024 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëngjesin e sotëm në katër komunat veriore janë parë posterë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”.

Mediat serbe raportojnë se ato janë vendosur në ndërtesa, shtëpi, lokale dhe hapësira publike.

Në ato fotografi shihet Vuçiqi dhe pas tij edhe ushtria serbe.

Lidhur me rastin është në dijeni edhe Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori për veriun Veton Elshani, tha se rasti po hetohet.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë person të dyshuar, e as të arrestuar”, tha Elshani.