Në Tiranë u shty sërish koncerti i sensacionit latin, Maluma

12.06.2020 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në Tiranë u shty sërish koncerti i sensacionit latin, Maluma

Maluma kishte organizuar një koncert në Tiranë për muajin mars, por që pas shpërthimit të pandemisë, një gjë e tillë nuk do mund të realizohej, njofton Infosot.

Më pas ishte paralajmëruar që i njëjti do të mbahej në muajin shtator, e tani organizatorët e eventit, njoftuan se koncerti është shtyrë prapë.

Ata me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale kanë bërë të ditur, se koncerti është planifikuar të zhvillohet në muajin qershor të vitit 2021.

Njoftimi i organizatorëve:

Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19. Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit. Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty World Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane. Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021. Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021. Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja! Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021. Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa precedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin”. /Infosot.com/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rita Ora mahnitet me muralin e saj të bërë në ndërtesën e lartë në Ferizaj

Rita Ora mahnitet me muralin e saj të bërë në ndërtesën e lartë në Ferizaj

Rita Ora ekspozon linjat në veshje sportive

Rita Ora ekspozon linjat në veshje sportive

Kurrë nuk është vonë për të nisur kompaninë tuaj

Kurrë nuk është vonë për të nisur kompaninë tuaj

Mbappe ka ndërprerë bisedimet me PSG-në, kërkon largimin në verë

Mbappe ka ndërprerë bisedimet me PSG-në, kërkon largimin në verë

Don Xhoni publikon këngën e re “Maffia”

Don Xhoni publikon këngën e re “Maffia”

Bebe Rexha do të performojë në ngjarjen e njohur “WrestleMania” gjatë fundjavës

Bebe Rexha do të performojë në ngjarjen e njohur “WrestleMania” gjatë fundjavës

Dua Lipa duket e mrekullueshme në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”

Dua Lipa duket e mrekullueshme në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”

Apple përmes versionit iOS 14.5 tenton të rregullojë problemin e baterive të iPhone

Apple përmes versionit iOS 14.5 tenton të rregullojë problemin e baterive të iPhone

“Chelsea ende s’ka paraqitur ofertë për Meninon”

“Chelsea ende s’ka paraqitur ofertë për Meninon”

Rita Ora publikon fotografi të Vjosa Osmanit: Urime Presidentja e re e Kosovës

Rita Ora publikon fotografi të Vjosa Osmanit: Urime Presidentja e re e Kosovës

Jasmina dhe Andi më në fund u pajtuan me një puthje

Jasmina dhe Andi më në fund u pajtuan me një puthje

Tmerr nga India/ Vajza 16-vjeçare lidhet me përdhunuesin dhe turpërohen në mes të fshatit (Video)

Tmerr nga India/ Vajza 16-vjeçare lidhet me përdhunuesin dhe turpërohen në mes të fshatit (Video)

Enrique: Më pëlqeu si luajti Kosova ishte shumë agresive, ju respektojmë shumë

Enrique: Më pëlqeu si luajti Kosova ishte shumë agresive, ju respektojmë shumë

Mesfushori spanjoll: Kundërshtari shumë i vështirë, por u lodhën shumë gjatë pjesës së parë

Mesfushori spanjoll: Kundërshtari shumë i vështirë, por u lodhën shumë gjatë pjesës së parë

Challandes: Nëse mendoni se ne kemi fuqi për ta mposhtur Spanjën, atëherë ju duhet të jetoni në një planet tjetër

Challandes: Nëse mendoni se ne kemi fuqi për ta mposhtur Spanjën, atëherë ju duhet të jetoni në një planet tjetër

Spanja “njeh” dhe mund Kosovën/ Pas dy ndeshjeve Dardanët ndodhen në vend të fundit me 0 pikë në grupin e ferrit

Spanja “njeh” dhe mund Kosovën/ Pas dy ndeshjeve Dardanët ndodhen në vend të fundit me 0 pikë në grupin e ferrit