Në Shtime, godet bashkëfshatarin me sëpatë në kokë për probleme pronësore

03.03.2016 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Në fshatin Luzhak të komunës së Shtimes, të enjten, ka ndodhur një plagosje e rëndë me sëpatë në kokë midis dy bashkëfshatarëve.

Nga lëndimet e marra me sëpatë në kokë Shyqeri Bajraktari nga fshati Luzhak është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore në emergjencën e Shtimes e më pastaj është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Ardiana Isufaj, mjeke kujdestare në emergjencën e QKMF-së në Shtime ka thënë për Kohën Ditore se të lënduarin e kishin sjellë bashkëfshatarët e tij për ta marrë ndihmën e parë si pasojë e plagëve të marra nga një bashkëfshatar tjetër me sëpatë në kokë.

“I lënduari Shyqeri Bajraktari ka arritur në emergjencë me vetëdije por shumë i lodhur përderisa kishte marrë lëndime shumë të rënda në pjesën e përparme të kokë nga sëpatë e dorës. Mjekët kujdestarë ua kemi dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë e kemi dërguar me ambulancë për QKUK për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Isufaj.

Ndërkaq, një banor nga ky fshat me kusht që mos t’i përmendej emri në gazetë ka thënë se personi i lënduar dhe një bashkëfshatar tjetër kishin pasur probleme pronësore.
“Deri te kjo përleshje ka ardhur si pasojë e një zënke në mes të dy bashkëfshatravëve për çështje pronësore. Realisht është për të ardhur keq të ndodhin gjëra të tilla përderisa kanë mundur t’i rregullojnë me marrëveshje pa ardhur deri te më e keqja”, ka thënë ky burim.

Nga ana tjetër rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi. Sipas tij në Fshatin Luzhak të komunës së Shtimes rreth orës 14:00 ka marrë lëndime trupore me sëpatë në kokë një person nga bashkëfshatari i tij. “I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, andaj hetimet janë duke vazhduar, ndërkaq pritet që Policia të dalë me komunikatë për media rreth kësaj çështje”, ka thënë Gashi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje