Në Ohër mbahet konferencë shkencore për pedagogjinë

E publikuar: 19/09/2016 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Nga sot e deri më 21 shtator në Ohër organizohet konferencë ndërkombëtare me temë „Pedagogjia në shoqërinë bashkëkohore globale”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Kjo konferencë organizohet nga Instituti i pedagogjisë pranë fakultetit filozofik të Shkupit me rastin e shënimit të 70 vjetorit të ekzistimit të këtij instituti, një nga më të vjetrit në Universitetin Kirili dhe Metodi.

Në këtë organizim do të marrin pjesë profesorë universitar nga Maqedonia, Italia, Finlanda, Gjermania, Rusia, Turqia, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Shqipëria, etj.

Në konferencë do të shkëmbehen njohuritë bashkëkohore shkencore dhe praktikat pozitive në edukimin dhe arsimin në bazë të ngjarjeve të reja shoqërore globale.