Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

E publikuar: 18/09/2024 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dështuar që të mbahet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë e paraparë që të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, ka thënë se në mungesë të deputetëve mbledhja shtyhet për javën tjetër.

“Nisur nga kuorumi mbledhjen e shtyjmë për javën tjetër”, ka thënë Muja.