Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

E publikuar: 26/07/2024 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, në mënyrë elektronike, e ka emëruar Anita Kalanderin kryesuese të Komisioni Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranimin e Kategorisë së Lartë Drejtuese për Sekretar të Përgjithshëm të ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Po ashtu, qeveria bëri të ditur se anëtar i këtij komisioni është emëruar Ilir Muçaj, i cili aktualisht është sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.16/214 të datës 24 korrik 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Me këtë plotësim ndryshim, kryesuese e këtij komisioni bëhet znj. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kurse anëtar Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.” – thuhet në njoftimin e qeverisë.