Në Kosovë mbi 1.8 milion llogari bankare

04.01.2016 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në Kosovë mbi 1.8 milion llogari bankare

Deri në qershor të vitit 2015 numri i llogarive të vlefshme bankare arriti në 1.87 milion, që nënkupton që mesatarisht gati çdo qytetar në Kosovë është i pajisur me llogari bankare, bënë të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përmes publikimit të raportit të stabilitetit financiar.
Mirëpo, kjo shifër prej 1.87 milion llogari bankare, nëse e krahasohet me numrin e llogarive bankare në vend me qershorin e vitit 2014, sipas raportit, tregon për një rënie të llogarive bankare për 0.3%.
Ndërsa, llogaritë bankare E-banking përmes të cilave shfrytëzuesit i qasen shërbimeve bankare ‘online’ nga interneti kanë vazhduar të rriten. Kështu që deri në qershor të vitit 2015 numri i llogarive E-banking arriti në 164,583 që paraqet rritje vjetore prej 11.4%, rrjedhimisht, duke u rritur numri dhe vëllimi i transaksioneve përmes shërbimit E-banking.
“Numri i përgjithshëm i transaksioneve të realizuara përmes llogarive E-banking arriti në 1,029,752 deri në qershor të vitit 2015 (kurse 680,315 deri në qershor 2014).
Vlera e transaksioneve të realizuara përmes llogarive E-banking deri në qershor 2015 arriti në 2.44 miliardë euro (apo 1.67 miliard që ishte deri në qershor 2014)”, thuhet në publikimin e BQK-së.
Më tej theksohet se struktura e llogarive E-banking vazhdon të dominohet nga llogaritë rezidente me një pjesëmarrje prej 97.5% në qershor 2015. Në kuadër të llogarive të rezidentëve, llogaritë individuale bankare përbëjnë 78.8% dhe pjesa e mbetur nga 21.2% nga llogaritë afariste. Ngjashëm, struktura e llogarive të jo-rezidentëve dominohet nga llogaritë individuale (90.9% në qershor 2015), përderisa llogaria afariste ka një pjesëmarrje prej 9.1%.
Siç theksohet në publikim, numri i gjithsej kartelave debiti dhe krediti që ofrojnë shërbime për tërheqje të parave të gatshme dhe pagesa të ndryshme shënoi rritje vjetore prej 8.9% në qershor 2015.
“Numri i kartelave me funksion debiti në qershor 2015 arriti në 690,914, kurse me funksion krediti në 126,812. Numri i kartelave të debitit u karakterizua me rritje vjetore prej 9.0%, kurse kartelat e kreditit me rritje vjetore prej 8.2% në qershor 2015. Pjesëmarrjen më të lartë si në kartelat e debitit dhe kreditit deri në qershor 2015 e kishin kartelat Visa (71.9% përkatësisht 89.2%), pasuar nga kartelat Master Card (27.9% përkatësisht 9.3%)”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQK-së.
Infrastruktura bankare në vend sa i përket rrjetit të bankomatëve (Automated Teller Machine: ATM) dhe pajisjeve POS (Point-of-Sale) ka shënuar rritje. Numri i pajisjeve ATM dhe POS (që mundësojnë pagesat në pika të shitjes) shënuan rritje vjetore prej 3.7 për qind përkatësisht rritje prej 2.8 për qind në qershor 2015.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i bankomatëve të instaluara ATM (Automated Teller Machine) me 505 sosh dhe pajisjeve POS (Point-of-Sale) me 9,449.
Deri në qershor 2015, numri i tërheqjeve përmes ATM-ve arriti në 5.0 milionë (ndërsa, 4.7 milionë deri në qershor 2014), me një qarkullim prej 533.6 milionë euro (dhe 450.1 milionë deri në qershor 2014). Numri i pagesave përmes pikave të shitjeve me kartela në terminalet POS, arrit në 2.5 milionë me vlerë prej 143.7 milionë euro.
Sipas BQK-së, numri i transaksioneve të përpunuara nga sistemi elektronik i kliringut ndërbankar (SEKN) deri në qershor 2015, arriti në 4.7 milionë (kurse, 4.3 milionë deri në qershor 2014), duke shënuar rritje vjetore prej 9.0%. Kurse, vlera e gjithsej transaksioneve në këtë periudhë arriti në 3.34 miliardë euro (3.18 miliardë deri në qershor 2014), që paraqet një rritje vjetore prej 5.0%.
Mesatarja ditore e transaksioneve përmes SEKN-së arriti në 39 mijë të tilla, ndërsa vlera e tyre në 27.8 milionë euro. Në raport me numrin e transaksioneve, pagesat e rregullta masive vazhdojnë ta kenë pjesëmarrjen më të lartë prej 39.1% në kuadër të instrumenteve të pagesave.
Këto pagesa janë kryesisht të realizuara për institucionet qeveritare. Më pas vijnë pagesat prioritare masive me një pjesëmarrje prej 36.2%, që janë kryesisht të realizuara nga institucionet qeveritare (siç janë pagesat e pagave dhe pensioneve), dhe pagesat xhiro të cilat kanë një pjesëmarrje prej 13.7%, dedikuar kryesisht pagesave të shërbimeve publike. Pagesat xhiro janë pagesat të cilat kanë shënuar rritjen më të shpejtë në numër (641,423 deri në qershor 2015 nga 452,014 deri në qershor 2014).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare