Në kërkim të dashurisë nëpër botë…

09.04.2015 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në kërkim të dashurisë nëpër botë…

Pavarësisht dëshirës, jo të gjithë arrijnë të gjejnë shpirtin e tyre binjak në jetë. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të vetmuarve, një faqe interneti ka publikuar së fundmi një mundësi shumë të mirë për ata që janë ende vetëm.

Match.com, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të saj, ka vendosur t’i bëjë dhuratë kandidatit fitues një udhëtim në pesë vende të ndryshme të botës, përkatësisht në Nju Jork, Rio de Zhaneiro, Romë, Stokholm dhe Paris.

Fituesin do ta presin banorë të shteteve ku do të shkojë, duke i dhënë mundësi jo vetëm të sodisë bukuritë natyrore, por dhe ato njerëzore, duke kërkuar midis tyre të duhurin.

Udhëtimi do të zgjasë gjashtë javë dhe do të zhvillohet gjatë muajve qershor dhe korrik, me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Gjithashtu, kandidatit fitues do t’i jepet dhe një buxhet ekstra, sepse në fund të fundit, në të tilla raste kurrë nuk i dihet.

Si pjesë e procesit të aplikimit kandidatët pyeten që të përshkruajnë lidhjet e tyre më të mira e më të këqija dhe pse ata duhet të jenë të zgjedhur për këtë aventurë.

Kandidati i zgjedhur do të jetë në gjendje për të zbuluar gjithçka që çdo qytet ka për të ofruar, që nga samba braziliane dhe sauna suedeze, deri tek shijimi i një kafeje te shatërvani ‘Trevi’ në Romë dhe shëtitjes dorë për dore përgjatë ‘Champs-Elysees’ në Paris.

E nëse kjo nuk ju duket aspak keq, atëherë keni kohë deri në 30 prill për të aplikuar dhe për të gjetur dashurinë e vërtetë nëpër botë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)