Në javën e fundit të janarit vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

05.01.2016 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në javën e fundit të janarit vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, në nivel kryeministrash, do të vazhdojë me siguri në javën e fundit të janarit, ka mësuar agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
Takimi ishte planifikuar me herët, diku ka mesi i muajt janar, por, sipas Tanjug, kryeministri kosovar, Isa Mustafa, e ka kushtëzuar takimin me marrjen e liberalizimit të vizave.

Prandaj, sipas informatave të gazetës serbe, rreth 18 janarit do të takohen dy palët në nivel ekspertësh, kurse kah fundi i muajt të parë të viti 2016 do të bashkëbisedojnë sërish në Bruksel edhe dy kryeministrat, Isa Mustafa i Kosovës dhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Mustafa ka thënë se në takimin e ardhshëm, kurdo që do të mbahet ai, do të bisedohet për çështje si hapësira ajrore dhe hekurudhat dhe po ashtu shpërbërja e strukturave paralele, kurse nga Serbia në plan kanë të tjera tema.
Një listë e tyre, që i është dërguar edhe Klan Kosovës me një janar, e që është transmetuar në një kronikë të Klanit, thuhet se “përveç që do flitet për zbatimin e plotë të marrëveshjes mbi parimet e themelimit të Asociaconit të Komunave Serbe me rëndësi thelbësorë për bisedime janë edhe disa çështje si; trashëgimia kulturore, statusi i pronës së Kishës Ortodokse serbe si dhe pronës private e publike, bashkë me çështjet e të pagjeturve dhe pranimit të diplomave universitare”.
Por, kryeministri i Kosovës në deklaratën e tij të fundvitit pati thënë se “duhet ta kemi edhe ne një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian se edhe kërkesat dhe nevojat e Kosovës po merren parasysh dhe mos të fitohet përshtypja se edhe BE-ja po punon në mënyrë të njëanshme”.
Pikërisht për shkak të rezultateve që ka prodhuar dialogu dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar në këto bisedime me shtetin serb, në Kosovë vazhdimisht ka pasur krizë politike dhe bllokim të Kuvendit në Prishtinë.
Opozitarët në Kosovë i kanë cilësuar Marrëveshjet me Serbinë si anti-kushtetuese, sidomos atë për Asociacion e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa edhe Gjykata Kushtetuese ka dal me një vendim, pasi iu kërkua nga Presidentja Atifete Jahjafga, se Asociacionin nuk ka përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës në parimet bazë.
Përderisa frytet e dialogut kanë prodhuar krizë, në Bashkimin Europian dialogu e marrëveshjet janë cilësuar si një nga të arriturat më të mëdha të viti që shkoi.
Përfaqësuesja e BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka listuar si njërin nga 12 sukseset e viti 2015 marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Ajo në bllogun e saj personal Federicamogherini.net, ku ka shkruar për disa nga ato që Bashkimi Europian i konsideron suksese të viti që lamë pas, ka potencuar se marrëveshjet mes dy vendeve i kontribuojnë paqes së re mes tyre dhe paraqesin një hap historik drejt BE-së.
“2015 ishte viti kur Serbia dhe Kosova nënshkruan numrin më të madh të marrëveshjeve ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Negociatat kanë arritur një paqe të re: do të jetë ende vështirë, por të dyja vendet kanë marrë një hap konkret dhe historik drejt integrimeve europiane. Ne kemi hapur kapitujt e parë me Serbinë, kurse Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ka qenë një arritje e madhe për Ballkanin, dhe për të gjithë europianët”, ka shkruar Mogherini.
Megjithatë, Opozita e bashkuar – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosvoën – kanë ndërmend që me nëntë janar të dalin në protesta për të kërkuar tërheqjen e Kosovës nga marrëveshjet dhe shkarkimin e vet kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare