Në Gjilan shënohet dita botërore e Autizmit

02.04.2015 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në Gjilan shënohet dita botërore e Autizmit

Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizmin është shënuar sot edhe ne Gjilan me një aktivitet të organizuar Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, në bashkëpunim me Këshilli i Veprimit Rinor Lokal.

Në këtë aktivitet për ndërgjegjësimin e qytetarëve për Autizmin ka marrë sot pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha ndërgjegjësimi i qytetarëve për këtë kategori të shoqërisë është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm.

“Në këtë ditë dua të rikonfirmoj zotimin e kryetarit Haziri për ndihmë me të gjitha kapacitetet komunal për këtë dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Aktiviteti i sotshëm është shumë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e njerëzve për këtë kategori të shoqërisë, e cila ka nevojë për ndihmën tonë në të gjitha nivelet”, është shprehur kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

Përfaqësues të KVRL-së në Gjilan kanë shpërndarë fletushka informuese për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me këtë sëmundje.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri në këtë vit ka nënshkruar marrëveshje për subvencionimin e “Handikos”, Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, me pretendimin e përkujdesjes komunale edhe për shoqatat tjera, të cilat kujdesen për njerëzit me nevoja të veçanta.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

Lutfi Haziri: Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, është i pari në nivel Republike

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva

Vëllezërit përleshen për vdekje për një stallë në Kaçanik (Foto)

Vëllezërit përleshen për vdekje për një stallë në Kaçanik (Foto)

Sot publikohen rezultatet e Maturës

Sot publikohen rezultatet e Maturës

Dëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Dëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Pacientja që përjetoi tmerrin në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Pacientja që përjetoi tmerrin në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Manipulimi me emrin “imam”

Manipulimi me emrin “imam”

Komuna e Prishtinës tash mund t’i blejë autobusët urban

Komuna e Prishtinës tash mund t’i blejë autobusët urban

Orientimi i jetës profesionale, vendim i vështirë

Orientimi i jetës profesionale, vendim i vështirë

Axha e shtyp aksidentalisht nipin për vdekje me traktor

Axha e shtyp aksidentalisht nipin për vdekje me traktor