Në Francë janë të brengosur me numrin e madh të votave që mori Le Pen

E publikuar: 24/04/2022 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleatët e Macron përshëndesin fitoren – por shprehin shqetësimin për votën e Le Pen. Ndërsa presim fjalimin e fitores së Emmanuel Macron, disa nga aleatët e tij politikë kanë folur për rizgjedhjen e tij, shkruan BBC.
Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian thotë se publiku “nuk donte një Francë që të kthehej në vetvete”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Megjithatë ministri i shëndetësisë Olivier Véran mori një ton më të kujdesshëm.

Ai thotë se nuk dëshiron “të prishë fitoren”, por pranon shqetësimin e tij për numrin e votave të dhëna për një kandidat të ekstremit të djathtë.

“Por ne kemi dëgjuar edhe mesazhin e popullit francez. Do të ketë një ndryshim të metodës, do të konsultohen francezët” tha Olivier Véran Ministri francez i Shëndetësisë./InfoSot/