“Ndreqne liftin”, rrëfimi prekës i Fatmir Spahiut se si i vdiq daja në spitalin e Gjilanit

E publikuar: 23/08/2022 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori Fatmir Spahiu ka ndarë me ndjekësit e tij një rrëfim prekës.

Ai ka shkruar se si i ka vdekur daja i tij në Spitalin e Gjilanit, e ndërkohë nuk ka punuar lifti dhe është dashur nga kati i tretë ta sillnin trupin e tij me lese.

Postimi i plotë:

Po mundohem qe dy dite mos me shkru kete sen por s‘po kam qare se zemra po me grryn.

Para dy dite me vdiq Daja, njeriu me i mire qe kam njohur ne kete toke, taxist me profesion, njeri me vyrtyte te nalta njerzore, i bardhe si bora ne zemer e mendime.

Daja kishte nje moshe, qe thone deke me ren.

Ja si ishte dita e fundit e dajes tim;

Zgjohet ne mengjes i molisur nga problemi i tij i moqem me mushkerite per shkak te TBC ne vitet 70ta. Dikur reth mesdites i veshtiresohet gjendja dhe ndihma e pare e kryne pune shpejt dhe per mrekulli duke e derguar ne Emergjencen e Spitalit te Gjilanit ku stafi dhe mjeket bejne nje perpjekje te madhe per ta shpetuar dhe per ta mbajtur ne jete. Bravo dhe ju falemnderit. Daja tregon shenja stabile neper aparatura pavarsisht gjendjes se rrenuar klinike.

E tash, diku gjate dites nuk e di me propozim te kujt dhe pse po mbase me qellime te mira vendoset qe nga emergjenca te bartet ne katin e trete, qe me duket se eshte kardiologjia, pra tri kate me nalt, mire boll, sigurisht me qellime te mira, ne nderkohe Daja eshte pa vetedije, koma apo ku ta dij une.

Cka ndodh tash, ne Spital lifti qenka i prishun qe sa dite, dikush ju thot qe mundesia e vetme eshte duhet shkallve te dergohet ne katin e trete nga perdhesa. Dajte, djemt e dajve duke qene familje e madhe mobilizohen dhe ne menyre super primitive e dergojne ne katin e trete. Me lese te cilat paskan patur nje mekanizem i cili bashkonte dy pjese ne nje dhe rreziku qe te hapet e te bije pacienti ishin te medha, gjithsesi kjo pune eshte kryer nga familjaret, me sukses.
Daja mrrin ne katin e trete dhe i vendosen perseri paisjet e nevojeshme, monitorohet etj, perseri me perkushtim solid te stafit mjeksor.

Pak para mesnate, te njejten dite, Daja ndrron jete, deshire e Zotit.

Lifti perseri eshte jashte funksionit, tash shkallve te njejta te posht leshohet trupi i pa jete i Dajes. E bartin familjaret. Dajte jane familje e madhe, skane problem per me u mbledhe numer i madh per qef e per mort.

Ky muhabet eshte pardje, u mundova me tejkalu si shume sene tjera por po me mundon dinjiteti njerzor. A e meriton nje njeri ne aktin final te jetes se tij te bartet shkallve si lecke.

Nuk po e drejtoj gishtin kerkah, askush nuk eshte fajtor, Daja do ti falte krejt.

Ndreqne liftin.