Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orian së bashku me një ekip ekspertësh izraelit sot dhe nesër në Shkup do të zbatojnë një aksion ndihmës në luftën kundër pasojave të përmbytjeve në rajonin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, ambasadori Orian do të dorëzojë një donacion materialesh ndërtimore përfaqësuesve të bashkësisë lokale të Stajkovcit, ndërkaq ekspertët do të vlerësojnë lokacionet më të dëmtuara.
Ekspertët izraelit nesër do të organizonjë një seminar trajnimi për 70 përfaqësues të ndërmarrjeve komunale nga e tërë Maqedonia, me temë ”Përvojat izraelite në sektorin e ujrave dhe menaxhimit me infrastrukturat ujore”