Ndërron jetë aktori Miguel Ferrer, ylli i “Ncis: Los Angeles”

E publikuar: 20/01/2017 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori amerikan Miguel Ferrer, ylli i filmit “Ncis: Los Angeles”, ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare, bëjnë të ditur mediat amerikane, transmeton atsh.

Aktori i lindur në Santa Monica në 7 shkurt 1955, ishte i sëmurë me kancer. Ferrer ishte një nga protagonistët e filmit “Ncis: Los Angeles”. Më parë kishte interpretuar në serinë televizive “Crossing Jordan”.
Për famën e tij i detyrohet rolit të agjentit të FBI-së, Albert Rosenfield, në telefilmin kult “Sekretet e Twin Peaks”.
Në kinema ka interpretuar mes roleve të tjera , atë të industrialistit të keq Robocop.