Ndërroi jetë babai i kryeministrit Haradinaj

E publikuar: 17/06/2018 02:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i kryeministrit Haradinaj, Hilmi Haradinaj, sot pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë.

Pak çaste më parë, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se babai i tij, Hilmi Haradinaj, ka vdekur.

Ky është postimi i kryeministrit Haradinaj në fb:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!