
Me nder e krenari, në kazermen e FSK-së, në Gjilan u organizua ceremonia solemne ushtarake për daljen në pension të Rreshter Afrim Nuhiut. I rritur me frymën dhe idealet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Nuhiu ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përkushtimin dhe transformimin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ish-komandanti i UÇK-së, Ahmet Isufi, falënderoi Nuhiun për shërbimin dhe theksoi se përvoja dhe shembulli i tij do të mbeten inspirim për brezat e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Me nder e krenari e në mënyrë solemne, iu organizua ceremonia madhështore ushtarake, me rastin e daljes në pension,
Rreshter, Afrim Nuhiut- Unitetit.
S’kishte si të ishte ndryshe, kur gjeneza e tij buron nga Seferajt, i rritur me tregimet e betejave të kreshnikut të Karadakut, Idrizit me bashkëluftëtarë.
Tradita vazhdoi që në fëmijëri, me protesta e demonstrata, për të synuar kryengritjen e armatosur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sa në Karadak e Llap pa u ndalur asnjë çast.
I brymosur me idealin e luftës kundër robërisë, Uniteti i pregaditur profesionalisht, kuptoi edhe rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të vlerës së lirisë duke iu përgjigjur transformimit dhe aftësimit ushtarak nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sot, doli në pension si një akt zyrtar, por ai nuk ndalet në angazhime tutje dhe përvoja e shembulli i tij vazhdon te kolegët e uniformës që çdo ditë do ta bëjnë krenar me arritjet dhe sukseset e FSK-së.
Shëndet e gjitha t’mirat Afrimit dhe familjes së tij!
Urime!