Navas nuk u transferua te Napoli për 500 mijë euro, si dështuan bisedimet

E publikuar: 03/09/2022 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Navas

Keylor Navas nuk u bë pjesë e Napolit për vetëm 500 mijë euro. Sipas informacioneve të “L’Équipe”, portieri kostarikan kishte pranuar që t’ë ulte pagën (merr 1.5 milion në Paris), në mënyrë që skuadra italiane t’i paguante 500 mijë euro dhe 500 mijë eurot e mbetura t’i paguante PSG.

Antero Henrique, përgjegjës për negociatat te PSG, refuzoi kategorikisht.
Arsyeja kryesore pse ish-lojtari i Realit të Madridit nuk nënshkroi për Napolin ishte financiare. Deri në ditën e fundit të merkatos, napolitanët dhe PSG negociuan për transferimin e Keylor Navasit në Napoli, por refuzimi i PSG për të paguar gjysmën e pagës së tij e la atë, të paktën deri në janar, në Paris.

Keylor tashmë do të konkurrojë me Donnarumman për vendin e titullarit. Të premten, Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, tregoi edhe një herë se hierarkia në portë ka mbetur e paprekur. Domethënë italiani do të jetë titullar dhe Keylor zëvendësues. Nuk përjashtohet mundësia që në janar Napoli t’u rikthehet bisedimeve për të nënshkruar me tri herë fituesin e Champions League./ Super Sport/