Napoli: Rashica si Mertens, kushton 5 mln Euro

14.04.2016 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Napoli dhe Milot Rashica. Një interes që ka nisur të kristalizohet me afrimin e merkatos së verës. Klubi italian duket se po mendon seriozisht ta blejë talentin shqiptar të Vitesse-s. Sulmuesi që në fund të muajit Mars debutoi edhe me Kombëtaren shqiptare në miqësoren me Luksemburgun, krahasohet as më shumë e as më pak, por me Dries Mertens, mesfushorin belg të blerë në vitin 2013 për 9.5 milionë Euro nga PSV Eindhoven. Rashica ende nuk i ka mbushur 20 vjeç, por megjithë moshën e re, ka personalitet të jashtëzakonshëm. Luan si sulmues krahu, por mund të aktivizohet edhe si mesfushor krahu apo organizator. Teknikë, vrapim dhe mbi të gjitha i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Në këtë sezon të Eredivisies me Vitesse-n regjistron 7 gola dhe 6 asist në 27 javë të kampionatit holandez.

Të dhëna këto që e kanë mahnitur Napolin , me drejtorin sportiv Giuntoli që po mendon ta blejë menjëherë. Një lojtar me perspektivë që taktikisht cilësohet sozia e Mertens, për të cilin klubi më pas do të vendosë nëse do ta huazojë në një tjetër skuadër, apo do ta mbajë në skuadër. Milot Rashica është një nga ata të rinj që mund të shpërthejnë menjëherë dhe të bëhet protagonist, edhe në një piacë të rëndësishme si Napoli. Precedenti me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj e shpërbleu klubin më mënyrën më të mirë. Kjo bën që italianët të mos mendohen dy herë edhe pse për ta marrë nga Vitesse nevojiten rreth 5 milionë Euro. Te Napoli nuk duan të humbin kohë, edhe sepse ofertat për talentin kuqezi nuk mungojnë. Nga Tottenham e Everton në Angli, te Ajax e PSV në Holandë e për të vazhduar me Galatasaray-n në Turqi, konkurrenca është e madhe dhe lista rritet me kalimin e javëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)