Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se 14 çerdhe janë të përfunduar dhe të adoptuara.
Nagavci tha se po ashtu edhe 38 çerdhe janë në proces të ndërtimit dhe janë 12 çerdhe në proces të prokurimit.
“Në këtë pikë, po ju japi vetëm dy shifra; Prej vitit 2003 e deri në vitin 2021 MASHT’i ka ndërtuar vetëm 4 çerdhe, 18 vjet 4 çerdhe. Për periudhën në më pak se 4 vite jemi duke investuar në 64 çerdhe. Dhe vetëm në këtë mandat rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm është për 50.4 për qind, sipas statistikave zyrtare. Përkundër vështirësive që i kemi do vazhdojmë ti ndërtojmë çerdhet për fëmijët”, tha ajo.