Në këtë muaj 1000 aksidente

25.01.2016 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në këtë muaj 1000 aksidente

Ndërmjet 1 e 24 janarit kanë ndodhur 998 aksidente, tri prej tyre me fatalitet. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i aksidenteve në përgjithësi dhe i atyre me fatalitet në veçanti ka qenë më i ulët.

Ndërmjet 1 dhe 24 janarit, Policia e Kosovës ka regjistruar gjithsej 998 aksidente rrugore. Disa prej këtyre aksidenteve janë rezultat i ngricave në rrugë dhe i mospastrimit të tyre pas reshjeve të dendura të borës.

Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve në përgjithësi, dhe i atyre me fatalitet në veçanti, është më i vogël.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë, ka treguar për KALLXO.com se ndërmjet 1 e 24 janarit 2016 janë regjistruar 998 aksidente.

Prej tyre, tri aksidente kanë qenë me fatalitet (katër veta kanë humbur jetën), 258 me lëndime dhe 737 kanë përfunduar me dëme.

Sipas statistikave të Policisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, ky janar ka pasur rënie të aksidenteve në total dhe të aksidenteve me të vdekur.

Ndërmjet 1 dhe 24 janarit 2015, Policia ka regjistruar katër aksidente me fatalitet (gjashtë të vdekur), 253 aksidente me lëndime dhe 806 me dëme. Pra, në total kanë ndodhur 1,063 aksidente.

Pra, shihet se në të njëjtën periudhë kohore, këtë janar (2016) ka pasur 65 aksidente më pak.

Ndryshe, KALLXO.com më 4 janar ka shkruar se brenda një dite kanë ndodhur 109 aksidente. Prej tyre, 90 kanë përfunduar me dëme materiale dhe 19 me të lënduar dhe asnjë me të vdekur.

Gjatë 24-orëshit për të cilin ishte raportuar atë ditë kanë ndodhur një seri aksidentesh zinxhir, shkaku i reshjeve intensive të borës dhe vështirësive për të qarkulluar rrugëve që nuk janë pastruar nga bora.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë