Lajmet

Mustafa: T’i japim fund agonisë së Trepçës

04.06.2016 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: T’i japim fund agonisë së Trepçës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në tryezën më titull “Ecuritë e Transformimit të Trepçës”, ku u prezantuan studime të rastit dhe refleksione për Ligjin mbi Trepçën.

Të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ministrat Blerand Stavileci e Hykmete Bajrami, përfaqësues të komisioneve parlamentare, menaxhmenti i Trepçës, përfaqësues të ambasadave dhe ekspertë ndërkombëtarë e vendorë.

Kryeministri Mustafa tha para të pranishmëve se problematika që lidhet me Trepçën nuk është e lehtë.

Duke iu referuar faktit se më këtë çështje janë marrë edhe në vitet e pasluftës dhe se është fjala për një gjigant ekonomik që është trashëguar e që ka qenë historikisht i rëndësishëm për ekonominë dhe për zhvillimin e Kosovës, kryeministri tha se për Trepçën jo vetëm që janë të lidhura efektet ekonomike por Kosova ka edhe emocione të veçanta për Trepçën.

“Prandaj, është një çështje e cila është mjaft komplekse dhe e cila kërkon zgjidhje, dhe mua më vjen mirë që sot kemi studime të rastit nga vende të ndryshme të cilat do të prezantohen këtu dhe të cilat do të na japin format e zgjidhjeve që janë shfrytëzuar në vendet e tjera për rastet e ngjashme ose për raste përafërsisht të njëjta”, tha kryeministri.

Duke iu referuar faktit se vitin e kaluar është vendosur në Kuvend që të sillet një ligj i veçantë për Trepçën, kryeministri Mustafa tha se duhet të zgjidhet përfundimisht statusi i Trepçës.

“Kemi marrë tre hapa të rëndësishëm. Kemi formuar një komision qeveritar i cili ka punuar në ligjin për Trepçën, është angazhuar komisioni parlamentar që të punoj së bashku me ju në mënyrë që të ofrohen studimet e rastit dhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit është duke punuar studimin e fizibilitetit për Trepçën. Janë tri aktivitete të cilat po zhvillohen paralelisht për të cilat ne nuk dëshirojmë që në asnjë rast të sjellim vendime politike, por dëshirojmë që vendimet tona të cilat do të merren në Kuvendin e Republikës së Kosovës të jenë vendime të bazuara në përvoja, vendime që kanë arsyeshmëri ekonomike dhe vendime të cilat do të mundësojnë që Trepça në të ardhmen të punojë mbi baza të profitabilitetit, të punoj si element i ekonomisë së tregut. Ndërkaq formën e organizimit ta gjejmë atë që është më e përshtatshmja”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të punojë dhe që të kapen afatet, duke pas parasysh se afati përfundimtar është para nëntorit që të përfundohet me ligjin për Trepçën dhe me organizimin e ri të Trepçës.

“Por, unë nuk e konsideroj se me ligj ne i zgjidhim të gjitha problemet. Ligji është një bazament i cili ofron strukturën organizative, ofron marrëdhëniet e brendshme, ofron çështjen e përkohshme pronësore të rregullimit të Trepçës. Do t’i kemi pastaj problemet debitore dhe kreditore të cilat do t’i zgjidhim, këto që i tha edhe kryetari i Kuvendit tani, dhe janë çështje tjera që janë të hapura të cilat natyrisht do t’i zgjidhim në të ardhmen. Por, nuk jemi për atë që ta zgjasim më tutje këtë agoni të Trepçës dhe unë ju falënderoj për kontributet që i keni dhënë dhe do t’ju falënderoj shumë edhe për prezantimin e studimeve të rastit”, tha Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente