Mustafa: Shumë shpejt fillon themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe

E publikuar: 13/04/2017 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën për media ka thënë se rezultatet e dialogut janë pozitive pasi në disa fusha është bërë edhe progres.

Ai theksoi se Asociacioni i Komunave Serbe shumë shpejt do të themelohet pasi tashmë është kthyer Lista Serbe, trasnmeton Indeksonline.

“Vlerësojmë se rezultatet nga dialogu kanë dhënë rezultate pozitive. Kemi arrit në disa fusha të bëjmë progres, sidomos te përfshirja e serbëve në institucionet tona. Kemi zhbërë disa struktura paralele, kemi praninë e veriut për herë të parë në Kuvend, ka mbet vetëm Asociacioni dhe këtë do ta bëjmë tani pasi janë kthyer Lista Serbe. Pra, ne do ta respektojmë marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe atë të kushtetueses për të hartuar statusin”, ka thënë Mustafa.

Ai më tutje ka shtuar se Kosova është e interesuar të zhbëjë të gjitha strukturat paralele serbe dhe të përmbyllet dialogu me njohjen reciproke të dy shteteve./Indeksonline/