Mustafa: PTK është dashur të privatizohet

E publikuar: 23/09/2016 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Zonën B, i ftuar sonte është Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa, me të cilin po diskutohet lidhur me dëmet eventuale që mund të ia ketë bërë PTK-së zhvillimi i teknologjisë, pra aplikacioneve si WhatsApp e Viber.

Mustafa ka folur për numrin e madh të punëtorëve në PTK dhe vështirësitë për menaxhimin e secilit prej tyre.

“Pikë së pari tek ne janë pagat më të mira në vend, ne kemi 2300 punëtorë. Është tjetër asket i të menaxhuarit kur je në ndërmarrje publike, ndryshe kish me qenë kur një ndërmarrje është në pronësi private”.

Ai është shprehur se do të ishte më ndryshme nëse PTK-ja do privatizohej në kohën kur kishte ofertë të mirë.

“Mendoj se është bërë gabim që PTK nuk është privatizuar, sepse oferta financiare që ka qenë atë kohë nuk besoj që vjen më”.